Në qoftëse nuk do të mund të fitojë “Topin e Artë” këtë edicion, futbollisti portugez i skuadrës Real Madrid, do ketë mundësi të fitojë “Sallonin e Artë”, për frizurën më të mirë të vitit, shkruan faqja e njohur sportive, Goal.com
Kjo është një garë të cilën e organizon për çdo edicioni, portali i njohur sportiv, që përmes sondazhit zgjedh futbollistin me frizurën më të mirë të vitit. Sezonin e shkuar, Ronaldo kishte fituar konkurencën me Andrea Pirlon dhe Neymarin, duke marrë 32,7% të votave.
Ndërkohë, këtë edicion portugezi do ketë konkurencë shumë të vështirë, në mesin e të cilëve bëjnë pjesë futbollistë si: David Luiz, Marek Hamsik, Poul Pogba, Graziano Pelle, Arturo Vidal apo edhe Pierre-Emerick Aubameyang. /tesheshi.com/