Kjo lloj sallate është shumë praktike edhe për t’u marrë me vete në zyrë, në plazh apo për piknik. Për ta përgatitur duhet që natë para të kemi lënë në ujë grurin dhe në një enë tjetër me ujë qiqrat.
Përbërësit për dy veta:
160 gr grurë
10 kokrra domatesh të vogla
160 gr ton me vaj ulliri
150 gr qiqra
Kripë
Rukola
Për të përgatitur këtë sallatë duhet që qiqrat t’i ziejmë veç dhe për një kohë më të gjatë. Ndërkohë gruri duhet zier më pak (pak a shumë sa për ashuren).
Kur të ketë zier mjaftueshëm kullojmë pak ujin dhe e lëmë në zjarr derisa ta përthithë thuajse të gjithin (ashtu siç veprojmë edhe me rizoton).
Më pas në një enë i bashkojmë të gjithë përbërësit. Domatet duhen prerë në katër pjesë. Shtojmë rukolan, kripën dhe peshkun ton. /tesheshi.com/