Këshilli i Ministrave ka miratuar sot rritjen në masën 2.000 lekë të trajtimit financiar mujor të familjarëve të Dëshmorëve të Atdheut.
Më konkretisht, qeveria vendosi rritjen e trajtimit financiar mujor të familjarëve të dëshmorëve të atdheut nga 5.000 (pesë mijë) lekë në 7.000 (shtatë mijë) lekë, bazuar në kërkesat e vazhdueshme që kanë ardhur në adresë së Ministrisë së Mbrojtjes nga familjarët dhe nga organizatat e ndryshme të Dëshmorëve të Atdheut.
Nga ky vendim përfitojnë 359 familjarë të dëshmorëve, me një shumë prej 30.156.000 lekësh.
Këshilli i Ministrave bëri gjithashtu rregullime për përbërjen e Komisionit Qendror për dhënien e statusit “Dëshmor i Atdheut” dhe në përmirësimin e rregullave për mbledhjen dhe funksionimin e tij, ku është shtuar detyrimi i Komisionit Qendror që përveç emrit të familjarit