Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan iu referua konfliktit të ripërtërirë midis Armenisë dhe Azerbajxhanit në Nagorno-Karabakh dhe tha se qëndrimi i Turqisë është i qartë.
Në një bisedë me gazetarët, Erdogan doli në anën e Bakusë dhe theksoi se Azerbajxhani ka të drejtë të ndërhyjë në territorin e tij.
“Azerbajxhani natyrisht nuk dëshiron asnjë element të armatosur të paligjshëm në territorin e tij. Unë e diskutova këtë në detaje me vëllain tim Ilham Aliyev, presidentin e Azerbajxhanit të shtunën. Para së gjithash, ne dënojmë sulmin që shkaktoi vdekjen e një ushtari azerbajxhanas”, tha Erdogan.
“Kanë kaluar pothuajse dy vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes trepalëshe. Është e rëndësishme që armenët të përmbushin detyrimet e tyre sa më shpejt të jetë e mundur”, tha presidenti turk.
Gjithashtu, ai përsëriti edhe një herë qëndrimin e Turqisë për pozicionin e territorit të Nagorno Karabakut.
“Karabaku është një territor azerbajxhan i vendosur brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht të Azerbajxhanit”, përfundoi Erdogan.
Kujtojmë se Turqia iu bë krah Azerbajxhanit dy vjet më parë, në një rishpërthim lufte me Armeninë, duke bërë që Nago-Karabaku të kthehej nën kontrollin azer, pasi u humb po me luftë 30 vite më parë.
Por atëherë Turqia s’është kjo që është sot, gjë të cilën Erdogan ia kujtoi Vuçiçit gjatë një telefonate pak ditë më parë, pas kthimit të tensioneve dhe gjuhës së luftës në veriun e Kosovës. /tesheshi.com/