Shirat e rrëmbyeshëm të një nate më parë kanë përmbytur zonën e Laçit, ku si pasojë ka dhe një viktimë, Kolë Menga, 48-vjeçar, i cili u morr nga rrjedha e furishme.
Kryetari i bashkisë Kurbinit, Artur Bardhi ka bërë apel strukturave drejtuese vendore të Qarkut Lezhë dhe qeveritare, për t’u ardhur në ndihmë institucionit të njësisë vendore në Kurbin nga situata e krijuar nga reshjet e mëdha të shiut.
Në pasditen e së hënës këto reshje kanë sjellë prurje të mëdha duke përmbytur qytetin e Laçit dhe disa fshatra përreth.
Menjëherë, kryebashkiaku Bardhi ka ngritur shabin e emergjencave, duke ndjekur këtë situatë prurjesh nga përrenjtë të cilat sollën një situatë problematike.
Janë evakuuar rreth 20 familje, të cilat për fat shpëtuan. Por nga ana tjetër shumë shtëpi e biznese janë përmbytur.
Kështu, dy vjet pas përmbytjeve mes Fierit e Vlorës, për shkak të fryrjes së Vjosës, vijnë tashmë të radhës në Laç. Ndërsa Shkodra, simbol i përmbytjeve, “po bën pushim”, së paku gjatë 4-5 viteve të fundit. /tesheshi.com/