Rifillon procesi në bashkinë e Kurbinit pas një ndalese që në orën 08.00. Në të 76 qendrat e votimit ka nisur procesi pas vonesave në shpërndarje të materialit, në qytetin e Laçit votimi ka filluar rreth një orë me vonesë.
Koalicioni i Partisë Demokratike bojkoton këtë proces zgjedhor në Kurbin, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shkarkoi kryetarin e KZAZ-së 15 në Kurbin, Islam Ismaili, dhe tre anëtarët e tjerë të KZAZ-së nga PD dhe Partia Republikane.
Koalicioni PD-së ka refuzuar të dërgojë përfaqësues të rinj në KZAZ dhe nuk kanë dërguar as nëpër qendrat e votimit asnjë komisionerë. /tesheshi.com/