Kreu i PDK-së Kadri Veseli, është deklaruar pak orë pas shpalljes së rezultateve për zgjedhjet e lokale por nuk ka treguar nëse është apo jo i kënaqur me rezultatin që ka marrë partia e tij.
Edhe pse nuk fitojë asnjë komunë të madhe në raundin e parë, Veseli shprehet i bindur se në balotazh do të marrë pushtetin në Prizren, Mitrovicë dhe Ferizaj, ku doli e para si parti.
Veseli ka shtuar se askush nuk duhet të jetë i pakënaqur me rezultatin e zgjedhjeve, sepse Kosova i ka dhënë vulë se nuk ka asnjë hezitim drejtim orientimit të vet perëndimor.
“Besoj se më datën 22 ajo çka është më pozitive, është se më së shumti ka fitua Kosova, kemi quar një sinjal tepër të mirë, në rend të parë në procesin i cili ka qenë jashtëzakonshëm dhe aspekti dytë është orientimi perëndimore. Kosova i ka dhënë vulë se nuk ka asnjë hezitim drejtim orientimit të vet perëndimor. Të gjithë jemi të kënaqur, kush është i pa kënaqur nuk duhet me qenë , ky është vullneti i qytetarëve”, deklaroi Veseli pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ku u caktua për të mërkurën seanca për shqyrtimin e rishikimit të buxhetit 2017.