Drejtoria e Arkivave njofton procesin e restaurimit të një Kurani 100-vjeçar, pa dhënë detaje mbi pronësinë e Librit të Shenjtë me burim të pastër e të padiskutueshëm hyjnor, prej Zotit, Krijuesit të Gjithësisë, jetës dhe njerit.
“Restaurimi i librave të shenjtë meriton një përkujdesje të përveçme. Në një ‘sallë operimi’, siç edhe është pagëzuar Laboratori Qendror i Restaurimit, i vetmi në rang vendi, ky Kuran shekullor i është nështruar një procesi të mirëfilltë trajtimi, të krahasueshëm me kirurgjinë.
Dorashka, maska dhe pajime metalike, janë takëmet bazë të Laboratorit, ku botimi i sjellë nga zotëruesi ka kaluar në një seri etapash, sikurse janë: dezinfektimi, pastrimi me gomat pluhur, larja ne vaska, deacafikimi në vaska, patrimi nga mbishtresat, riintegrimi i pjesëve të humbura me letër japoneze, restaurimi i kapakut, qepja e fletëve dhe lidhja e fletëve me kapakun. Ky proces pune është finalizaur me dorëzimin e Kuranit të rijetësuar tek zotëruesi”, thuhet nga Drejtoria e Arkivave. /tesheshi.com/