Popullsia e njerëzve të moshës 100 e më shumë në Japoni ka tejkaluar 80,000,.
Duke cituar një raport nga Ministria e Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies Sociale të Japonisë, agjencia e lajmeve Kyodo raportoi se 80,450 njerëz mbi moshën 100 jetojnë aktualisht në vend, 9,176 më shumë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
I njëjti burim raporton se numri i 100-vjeçarëve në Japoni është rritur për gjysmë shekulli, dhe se rreth 88.2 përqind e asaj popullsie janë gra.
Prefektura Shimane në Japoninë perëndimore ka numrin më të madh të 100-vjeçarëve për 100,000 njerëz për të tetën herë me radhë (127.6), ndjekur nga Kochi (119.77) dhe Tottori (109.89).
Më herët, autoritetet japoneze thanë se jetëgjatësia mesatare e njerëzve në Japoni vitin e kaluar ishte 87,45 vjet për gratë dhe 81,41 vjet për burrat, një rekord në të dy rastet.
Personi më i vjetër në Japoni është 117-vjeçarja Kane Tanaka (nw foto) nga Fukuoka. Ajo është renditur gjithashtu në Librin e Rekordeve Guinness si personi më i vjetër i gjallë në botë. /tesheshi.com/