Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

REDAKSIONALE: Rebelimi i deputetit Blushi, ku t`i ketë rrënjët vallë?!

by te Sheshi
20/04/2015
in Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
REDAKSIONALE: Rebelimi i deputetit Blushi, ku t`i ketë rrënjët vallë?!

Vite më parë, në një shfaqeje estrade të një qyteti, u intepretua një parodi me këto vargje: Përgjegjëse, përgjegjëse, përgjegjëse ku je / se më ka marrë malli për me t`pa me sy / a është gati trikoja ngjyrë portokalli….

Vargjet, pra, thumbonin përgjegjësen e  një reparti trikosh me porosi, që, ashtu siç kuptohet, nuk ishte korrekt me klientët porositës. Por indicia për ato vargje, nuk kishte ardhur për ndonjë arsye parimore; pasi vetë krijuesi i tyre kishte patur problem personal me përgjegjësen, pavarsisht faktit se gjithë çfarë thoshte në vargje ishin të vërteta.

Aty nga viti 2007, pati një përplasje mes një  ministri e një vartësi, ky i fundit drejtues i një institucioni. Ministri deshte ta shkarkonte, për arsye parimore siç pretendonte, por fakt ishte se të dy, dikur në vitet e studentllëkut, ishin ngatërruar për një ndjenjë moshe, e sipas gjithë atyre çfarë dukeshin nën rrogoz, ishte thjesht një shfrytëzim rasti për të nxjerrë një inat të mbajtur ndezur për shumë vite.

Para një viti, dy akademikë të njohur e me peshë në mendimin publik shqiptar, u barrikaduan ndaj njëri-tjetrin në raport me Ligjin e Arsimit të Lartë. Pas disa replikave me motive krejt parimore, doli në fund se tek Ligji i Arsimit dhe mosdakortësia për të, ata thjesht kishin gjetur preteksin për të nxjerrë ca inate e xhelozira të vjetra në rininë e tyre.

Dhe vijmë tek shkrim më i fundit i deputetit Blushi, ku e bën helaq “rilindjen”, duke u kujdesuar t`i nxjerrë fort në pah arsyet parimore të rebelimit të tij. Nuk hiqet as pika e as presja konkludimit të tij se “rilindja”, deri më tani, përbën një dështim në zërat kryesore, por ajo çfarë të detyron që të futesh në “strukturën” gjuhësore e jo vetëm, të shkrimit, është pikërisht motivi bazë, rrënjët si të thuash.

Blushi nuk godet qeverinë, por “rilindjen” si frymë, nën siglën e së cilës ai është zgjedhur deputet, ku madje për këtë fitore, i është hakërryer çuditshëm dhe mikut të tij Preç Zogaj, mbrëmjen e 23 qershorit. Për më tepër, “rilindjen” e ka mbrojtur fort me një thënie që padyshim, mund të renditet ndër më të gjeturat në ligjërimin politik: “Ndryshe nga ju që jeni mbledhur rreth një njeriu, ne jemi mbledhur pas një ideje” – iu drejtua në këtë mënyrë kolegëve demokratë në një prej seancave të para të parlamentit të pas 23 qershorit.

Pra “rilindja” nuk është diçka jashtë tij, me të cilën ke një distancë që të jep mundësinë ta  qëllosh; ajo është brenda teje, ose je ti brenda saj, derisa në ngjizje dhe jetësim nuk ke të regjistruar asnjë akt oponence. Por kur nis oponenca?! Kur nis që “rilindjes” t`i vijë era vdekje?! Nis pikërisht në atë çast kur pothuajse të gjithë shqiptarët në politikë janë të dënuar të shndërrohen sakaq në “parimorë”: kur nuk u jepet asnjë thelë posti!

Tjetra është stili. Qytetari, njeriu i thjeshtë, ai për të cilin deputeti Blushi mëton se ka një ndjeshmëri klasike të majtë e cila po i mungon “rilindjes”, nuk ka pse duhet të tërhiqet me zorr dhe në një garë intelektuale të mjeshtërisë së prozës publicistike shqipe mes tij dhe Ramës; mjafton që thjesht e troç të na sqarojë se ku po e dreqos punën kjo qeveri, pse po e dreqos dhe se ç`duhej bërë që dreqosja të mos vijon më tej.

Dhe nëse vërtet nekrologjia e tij për “rilindjen” gjakon parime dhe vetëm parime, do mjaftonte vetëm kjo konkludim: nuk ka dhe nuk do të ketë “rilindje” derisa ka dy vjet që zbatohet përpikmërisht teza e mbrapshtë: “t`i gjejmë njeriut punën, e jo punës njeriun!”. Dhe në këtë pikë, deputeti kanabist të cilit deputeti Blushi i mëshohet fort me tehun e penës, nuk është hiç gjë në raport me rolin e tij në qindra emërime të tipit: njeriut punën!

Një qeveri që i dhemb reforma në drejtësi – që do të thotë pra drejtësi e munguar – dhe nuk zbaton vetë asnjë parim drejtësie ngërthyer në formulën bazë  “punës njeriun”, vështirë se ndjell rilindje. Dhe kjo nuk do shumë letraritet për ta thënë. /tesheshi.com/

Related Posts

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot
Analizë

10/05/2025
Vatikani si “mal me para”
Kryesore

Vatikani si “mal me para”

10/05/2025
Historiani britanik: Pse jemi ende në Luftën e Dytë Botërore…

Next Post
Bojkoti i ministrave serbë:  marrin pagat dhe voziten me vetura zyrtare edhe në Beograd!

Ronaldo realizon 91% të penaltive

Ronaldo realizon 91% të penaltive

Myslimanë e të krishterë në Shkodër, bashkë në kërkim të pronave

TË FUNDIT

  • Të fundit
Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

10/05/2025
Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

10/05/2025
Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni