Akullorja shijon akoma më shumë kur e bëni vetë me përbërësit më të thjeshtë që ju gjenden në shtëpi. Provoni këtë recetë super të lehtë me kos.
Përbërësit:
360 gram kos
1 kuti qumësht i kondensuar
250 ml ujë
250 ml krem qumështi
1 ½lugë çaji xhelatinë
Pak vanilje
Përgatitja:
Hidhni ujin dhe xhelatinën në një enë mesatare.
Vendoseni mbi një enë tjetër me ujë të ngrohtë dhe përziejini mirë derisa xhelatina të tretet plotësisht.
Shtoni qumështin e kondensuar, kosin, pak vanilje dhe përzierjen me xhelatinë në një enë të madhe.
Përziejini mirë dhe tranferojeni më pas në një enë për akullore.
Vendoseni në frigorifer për 7-8 orë që të ngrijë plotësisht. Përziejini 2-3 herë gjatë kësaj kohe./tesheshi.com/