Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe ka reaguar mbi raportin e hartuar nga ministrat teknikë të PD-së në lidhje me fushatën dhe proçesin e votimit në zgjedhjet e 25 qershorit.
Ndërsa e cilëson raportin të njëjtë që prej vitit 2001-it, ligjvënësi socialist shkruan në rrjetet sociale se gjithçka që thuhet duhet provuar e vërtetuar.
“Po prova, prova a keni? Se raport paskeni shkruar, është i njëjtë që prej 2001-shit! Ka një tip në PD që e ka raportin gati, ndaj e mbajnë të gjithë aty, thjesht për atë raport.
Tani, raporte shkruan kushdo, puna është t´I provosh, domethënë të kesh prova të qarta të pakundërshtueshme!
Të thënat e Lulzim Bashës dhe çdo zari të tij që humbi më thellë se kurrë qarkun që kryesonte, nuk mund të jenë prova!! Lulellëqe patjetër që janë! Madje të përsëritura!”, shkruan Braçe. /tesheshi.com/