Fushata zgjedhore për “Lokalet 2015” në Shqipëri, ende nuk ka nisur zyrtarisht, por ajo duket se është në kulmin e saj. Ajo që e dallon është deri diku gjuha e përmbajtur, e pazakontë për gjuhën e egërt shqiptare në politikë. Së fundi, është vetë kryministri Rama ai që ka vlerësuar një kandidat të kundërshtarëve, pikërisht Ardian Turkun që kandidon për bashkinë e Elbasanit. “Eshtë burrë i mirë”, ka thënë për të Rama, duke e përsëritur tre herë frazën e tij, por duke i shtuar më pas pak “helm” elektoral fjalëve, kur tha se çuditet se si ai kandidon për PD-në. /tesheshi.com/