Kryeministri Edi Rama është cilësuar si një personazh që guxon, ndonëse në disa raste pritshëmria “del jashtë kontrollit”. Ndoshta vjen edhe nga natyra e tij prej piktori dhe konceptetit e tij mbi artin në tërësi, si këtë here, ku ai ka zgjedhur një formë ndryshe për të paraprirë festat e Nëntorit.
Në profilin e tij në facebook, ai ka publikuar një shqiponjë dykrenare dhe në zemër të saj një yll në ngjyrë portokalli, përmes së cilës uron shqiptarët: Gëzuar 28 dhe 29 nëntorin! Ai e ka quajtur një kartolinë për ndjekësit e tij në rrjetet sociale dhe e ka piktuaruar me dorën e tij.
Por, nuk është mirëpritur nga qytetarët, pasi disa e kanë quajtur indirekt “komunist”.
Një prej tyre shkruan: “Ç’është ai yll në mes! Komunistët preferojnë yllin. hihihihi hahahaha”.
Rama i përgjigjet: “Ai ylli është shenja e atyre që dhanë jetën që edhe ti Ermir të bësh hihihihi hahahaha si njeri i lirë në vendin tënd, ndërsa ajo shqiponja është shkaba dykrenare e flamurit të pavarësisë dhe 28 nëntori është data e ngritjes së atij flamuri, kurse 29 nentori është data e çlirimit të këtij vendi! Dhe e gjitha është një kartolinë e bërë me dorë, për t’u uruar thjesht këto dy festa të mëdha kombëtare, të gjithe miqve të këtij rrjeti, pa dallim feje, krahine e ideje:-)”.
Po ashtu, ka patur edhe nga ata komentues që e kanë pëlqyer kartolinën e kryeministrit, ndërsa ky i fudit u ka uruar festat e 28 dhe 29 nëntorit./tesheshi.com