Kryeministri Rama e nisi ditën duke ofruar atë çfarë sipas tij do ndodhë me Portin e Durrësit.
“…Dhe me maketin e sapopërfunduar në studion urbanistike të Emaar Group në Dubai, për transformimin e Portit të Durrësit në një prej porteve më të mëdha turistikë të Mesdheut, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan shefi i qeverisë.
Rama e konsideron si arritje të madhe të tij që mundi të sjell në Shqipëri Emar Group, për të ndërtuar pikërisht në Durrës një copë Dubai në Europë.
Kreu u Emar-it ka premtuar se në varësi të asaj çfarë do ndodhë në Durrës, do zbresë më pas për një investim në Përmet. /tesheshi.com/