Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovë në një ceremoni zyrtare, ndau sot çmimin “Ushtari më i mirë, 2016”. Këtë çmim e fitoi Rafet Gashi, nga Brigada e Reagimit të Shpejtë.
Gashit, çmimi iu dha nga Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama.
Ky i fundit tha se të gjithë 22 pjesëmarrësit ushtarë janë fitues. Rama tha se kjo ka qenë një garë e fortë sepse të gjithë ushtarët kanë treguar njohuri dhe shkathtësi.
Ndërsa, ceremonia u mbajt në Kazermën “Adem Jashari”.
/tesheshi.com/