Sulmuesi portugez Moussa Marega u largua nga fusha gjatë një ndeshje për javën e 21-të mes Vitoria Guimaraes dhe Portos, për shkak të fyerjeve raciste që iu drejtuan atij nga tifozët vendas. Ishte një reagim alla Lukaku në Seria A ndodhur një vit më parë.
Eshtë interesante se në minutën e 60-të, Marega shënoi për Porton duke i dhënë fitoren, e më pas, pas 10 minutash vendosi të lërë fushën në përgjigje të tifozëve vendas, të cilët e fuyen nga ngjyra e tij e lëkurës që nga fillimi i ndeshjes.
Albitri i dha kartonin e verdhë Maregës që vendosi të braktisë fushën.
Shokët e tij të skuadrës arritën ta rifutnin në fushë, por ai u zëvendësua nga Sergio Conceicao pas minutës së ’72.
“Ata e fyen Maregen që kur nisi takimi. Ne duhet të jemi si një familje, pavarësisht nga kombësia, ngjyra e lëkurës e të tjera dallime. Ajo që ndodhi është e papranueshme”,tha Conceicao pas takimit. /tesheshi.com/