Ish-ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, Ivan Todosijeviç u dënua për herë të parë të enjten me dy vjet burg për veprën e “nxitjes së urrejtjes raciale, kombëtare ose fetare, grindjeve dhe intolerancës”.
Nebojsha Vlajiç, avokati i Todosijeviçit, konfirmoi se ishte dhënë një verdikt prej dy vjet burg në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
Todosijeviç u dënua për një deklaratë që ai bëri ndërsa qe ministër në qeverinë e Kosovës me rastin e 20-vjetorit të bombardimeve të NATO-s në një ceremoni në Zveçan.
Ai më pas tha se “shkaku i agresionit ndaj vendit tonë (Republika Federale e atëhershme e Jugosllavisë, d.m.th. Serbia dhe Mali i Zi) ishte një e ashtuquajtur katastrofë humanitare në Kosovë, një Raçak imagjinar”.
Raçaku është vendi ku 45 njerëz nga ky fshat u vranë nga ushtria serbe në fillim-konfliktin e 99-ës, duke sjellë më pas një ndërgjegjësim ndërkombëtar mbi atë ç’po ndodhte në Kosovë.
Avokati pretendon se është “një gjykim i paimagjinueshëm në çdo vend të Evropës, madje edhe në botë”.
Todosijeviç është zgjodhur nga Listën Serbe në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në 6 tetor.
Presidenti i Listës Serbe, Goran Rakiç tha të enjten se nëse Gjykata e Apelit e pranon vendimin e Gjykatës Themelore, ai do t’i ftojë të gjithë përfaqësuesit e popullit serb që të largohen nga institucionet në Kosovë ku punojnë. /tesheshi.com/