Mbledhja e qeverisë në Vlorë është mbyllur me caktimin e datës 7 shtator për punimet e Asamblesë, aty ku pritet të shpaloset vizioni i mëtejshëm qeverisës, si dhe ai mbi zgjedhjet e pritshme lokale në pranverë-verën e vitit të ardhshëm.
I pranishëm mes ministrave ka qenë dhe kreu i Bashkisë, Erion Veliaj, që pritet të rikonfirmohet kandidaturë për Tiranën. Kjo dhe ndryshimet në kabinetin qeveritar, pritet të shpalosen në Asamble.
Një vit më parë, Asambleja e PS-së në këtë kohë, mbledhur pas fitores më 25 qershor, startoi me fjalimin patetik të Saimir Tahirit.
Ai kërkoi që votuesi të mos zhgënjehej më – siç aludoi se kishte ndodhur në koalicion me LSI-në, por javë më pas do shpëthente një skandal që kishte protagonist pikërisht atë, për lidhje të dyshimta me Habilajt e akuzuar për trafik droge. /tesheshi.com/