Një punonjës ndërtimi në Liverpool e bëri punën e tij me ndershmëri, por nuk mori pagën prej rreth 1.300 paund, e kështu që vendosi ta prishte atë që kish ndërtuar.
Ai, me ekskavatorin e tij gati u tërbua, duke u turrur në punën sapopërfunduar, ambientet e një hoteli.
Një nga kolegët e tij tha: “Kështu ndodh kur nuk paguhen punëtorët!”
Hakmarrja për paratë e papaguara zgjati rreth gjysmë ore, dhe i zemëruari arriti të shkatërronte gjithë punën që bëri. /tesheshi.com/