Tuniziani Bashir Al-Bajawi, 44 vjeç, siguron jetesën për veten dhe familjen e tij duke gjuajtur gjarpërinjtë për një institut kërkimi.
Bajawi është njeriu i vetëm në Tunizi, të cilit i është lëshuar një leje gjuetie gjarprinjsh nga ministritë e Shëndetësisë, Mjedisit dhe Bujqësisë, për kërkime të kryera nga shkencëtarë nga Instituti për Kërkime dhe Analiza Mjekësore.
Mbrojtjet e vetme të Bajawit janë atlete në këmbët e tij dhe një kapelë të cilën e vendos si mbrojtje nga dielli. Ai së pari u angazhua në gjueti si një hobi, dhe pasi aftësia e tij u njoh nga instituti, ai filloi të bashkëpunonte me ta. Helmi i gjarpërinjve që ai kap, i shitet institutit që e përdor për të prodhuar vaksina dhe serume.
Ai shtoi se instituti ka bashkëpunuar me dy laboratorë në Francë dhe Spanjë për disa vjet, dhe gjithashtu ka themeluar një kompani që mbarështon gjarpërinjtë dhe kafshët helmuese.
Ai shet rreth 60 gjarpërinj në vit tek instituti, dhe kujton se është e ndaluar të gjuetosh më shumë se kaq. Bajawi sqaron se ai shet një gjarpër për rreth 20 dollarë.
Duke lëvizur jashtëzakonisht i qetë dhe i sigurt, Bajaëi gjuan një gjarpër 40 cm të gjatë nën ujë.
Nuk ka shenjën më të vogël të frikës në fytyrën e tij.
“Gjarpërinjtë janë bërë një pjesë e jetës sime. Unë dua të luaj me ta dhe t’i prek ato, ata më bëjnë të lumtur,” thotë Bajawi.
Dëshira e tij është të hapë një panair ku ai do të paraqesë shumë gjarpërinj që mund që gjenden në Tunizi. Ai shton se në këtë mënyrë ai dëshiron t’u mësojë njerëzve si të dallojnë helmuesin nga jo helmuesit.
Bajawi gjithashtu, kundfrejt një pagese, i ndihmon njerëzit në shtëpitë dhe oborret e të cilëve shfaqen gjarpërinjtë.
Ai jeton në qytetin e Bin Arus dhe rrit gjarpërinjtë në shtëpi.
Gruaja e tij Selma, tha se djali i tyre Jahja gjithashtu u mësua të jetonte me gjarpërinjtë.
“Ata nuk përbëjnë rrezik për ne ashtu siç besojnë individët. Përkundrazi, gjithçka na duket normale,” shtoi ajo. /tesheshi.com/