Cristiano Ronaldo mban gjithmonë manikyr të zi në këmbë dhe këtë e kanë vënë re shumë fansa së fundmi.
Megjithatë, ka një arsye kryesore pse e bën këtë, dhe nuk është aspak një trend mode, si fjala vjen vathë në vesh, nga femrat te meshkujt.
Ronaldo postoi një foto pas stërvitjes me djalin e tij 13-vjeçar Cristiano Jr. në Instagram. Babë e bir kanë pozuar të lumtur në palestrën e tyre luksoze.
Por postimi u bë viral pikërisht për shkak të manikyrit të zi në këmbët e tij.
Shumë përdorues kanë mbetur të hutuar, duke pyetur veten se pse një futbollist do të vendoste manikyrin e zi në thonjtë e tij, por arsyeja për këtë është krejt tjetër nga ajo e imagjinueshmja: imitimi i një tabiati femëror.
Rezulton se sportistët janë jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj infeksioneve kërpudhore rreth thonjve të këmbëve, sepse ata kalojnë orë e orë të tëra çdo ditë duke djersitur.
Problemi është veçanërisht i shpeshtë tek futbollistët, këmbët e të cilëve pësojnë shumë trauma kur dikush i godet apo shkel gjatë ndeshjeve.
Kështu, Ronaldo i lyen thonjtë e këmbëve për t’i mbrojtur nga myshku dhe bakteret. Dhe nuk është i vetmi që e bën këtë rregullisht për të mbrojtur thonjtë e këmbëve.
Gjatë kulmit të karrierës së tij në boks, Mike Tyson lyente edhe thonjtë e tij të zinj, gjë që është gjithashtu një praktikë e zakonshme në mesin e luftëtarëve dhe vrapuesve MMA.