Të gjithë personat e pasionuar pas çajit do të kenë një arsye më shumë për të mos e ndarë nga përdorimi.
A e dini që përveçse si çaj, bustinat e tij mund të përdoren për një mori gjërash të tjera.
Pikë së pari bustina e çajit mund të përdoret për të shëruar pickimin e një mushkonje apo insekti, si dhe për të lehtësuar ndjesitë e dhimbjes.
Gjithashtu duke i vendosur mbi sy, shmangni krijimin e rrathëve të zezë poshtë tyre.
Bustinat e çajit mund ti përdorni edhe si aromatizues, duke i vendosur brenda këpucëve.
Ndër të tjera mund ti vendosni edhe në dollapin ku mbani ushqimet, pasi do të mbani në këtë mënyrë insektet larg. Më poshtë gjeni dhe një video, në të cilën shihen shumë përdorime që nuk i kemi ditur për bustinën e çajit./tesheshi.com/