Eksperti i teknologjisë së mbrojtjes Arif Emre Orun i dha korrespondentit të Anadolia-s një vlerësim të bombës mbi spitalin Al-Ahli bazuar në të dhënat teknike dhe pamjet.
Orun, i cili zakonisht merret me inxhinierinë e sistemeve të mbrojtjes ajrore, tha se sulmet izraelite në Gaza kanë për qëllim shkatërrimin total dhe se për këtë arsye janë zgjedhur bombat e serisë MK-84.
“Ka shumë indikacione se janë përdorur bomba fosfori. Përveç kësaj, vlerësohet se janë përdorur edhe bomba të gjeneratës së vjetër”, tha ai.
Ai theksoi se nuk ka sisteme të mbrojtjes kundërajrore që i përkasin Hamasit në Gaza.
Orun shtoi se Izraeli fokusohet kryesisht në municionet e serisë MK për shkak të taktikave të tij shkatërruese të luftës.
“Nga pala izraelite tentohet të dezinformohet se sulmin ndaj spitalit në Gaza me mbi 500 të vdekur e ka kryer Hamasi, por kur bëhet një analizë teknike e fuqisë së shpërthimit, është e qartë se kjo nuk mund të bëhet me teknologjinë që posedon Hamasi. Meqenëse raketat e zhvilluara nga Hamasi lëshohen nga toka, shumica e tyre përbëhen nga motorë raketash me lëndë djegëse të ngurtë”, tha ky ekspert.
Ai theksoi se fakti që masakra është kryer në errësirë dhe se video e shpërthimit është regjistruar vetëm pas rënies së bombës, nuk lejon të dhëna të sakta për llojin e municionit.
“Duke pasur parasysh taktikat e përgjithshme të luftës dhe të dhënat teknike, mund të themi se në sulm është përdorur bomba MK-84”, tha ai.
Orun më pas shpjegoi karakteristikat teknike të bombës.
“PBXN-109 ose tritonal përdoret si eksploziv në municionet e tipit MK-84. Masa specifike e tritonalit përmban rreth 15-20 për qind më shumë energji se TNT. Kur marrim parasysh pajisjet udhëzuese, pesha totale e municionit i afrohet një ton. Duke marrë parasysh llojin e eksplozivit që përmban dhe kapacitetin e tij energjetik, ai mund të ketë një efekt vdekjeprurës në një zonë me një diametër prej 200 deri në 250 metra. Edhe nëse ndodh një shpërthim brenda një ndërtese, dëmtimi është shumë serioz për shkak të efektit të presionit. Për shkak të efektit të grimcave, përveç që ka një efekt vdekjeprurës në zonat e hapura me diametër rreth 350 metra, efektet e goditjes dhe fragmenteve që mund të shkaktojnë lëndime të rënda mund të shihen deri në rreth 750 metra nga vendi i shpërthimit”, tha ky ekspert.
📹| No matter how much #Israel denies it, it is clear that the attack on the hospital in #Gaza was carried out with the U.S.-made MK-84 bomb
▪️Comparison of the sound of the U.S.-made MK-84 bomb with the sound of the attack on the El-Ahli Hospital in Gaza 👇 pic.twitter.com/5xlo3bfXmf
— EHA News (@eha_news) October 17, 2023
Më shumë se 500 njerëz u vranë në një sulm ajror izraelit në Spitalin Baptist Al-Ahli të martën, tha Ministria e Shëndetësisë palestineze.
Pas orësh heshtjeje, Tel Avivi kaloi në versionin se goditja kishte ndodhur nga një raketa e Hamasit, duke e pompuar këtë mediatikisht. Një dorë kësaj gënjeshtre, tipike e tyre, ia dha dhe Biden, një lider plak pa asnjë cilësi prej lideri imponues. /tesheshi.com/