Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Pse Berisha shpërndau “betimin për luftë” të LSI-së në Jalë dhe kujt i drejtohej?

by te Sheshi
25/08/2018
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Pse Berisha shpërndau “betimin për luftë” të LSI-së në Jalë dhe kujt i drejtohej?

Skena: një betim solemn allaushtarak i rinisë së LSI-së në kampin e Jalës.

Me dorën e vendosur në krah të ballit, siç bëjnë ushtarakët kur betohen nën armë, të rinjtë që janë nën urdhërat e Monika Kryemadhit janë betuar se do të rrëzojnë qeverinë e Edi Ramës.

Një demostrim politik për të rritur profilizimin e LSI-së si opozitë e ashpër ndaj qeverisë, e cila i dërgon një mesazh të qartë jo vetëm Edi Ramës por edhe Lulzim Bashës, partnerit në opozitë.

Dhe ajo që bën përshtypje më shumë në këtë rast, është se faktori politik që i jep rëndësi politike aktit simbolik të rinisë së LSI-së, është as më pak e as më shumë por lideri historik i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha.

Duke publikuar videon në faqen e tij të Facebbok-ut, Dr.Berisha e quan veprimin e LRI-së si një parathënie të revoltës që do të shpërthejë në shtator, paralajmëruar nga qarqe politike pranë tij.

“Rinia e Tiranes do permbyse narkoshtetin! Nje shtator i tmerrshem per Noriegen dhe narkoqeverine e tij. Nderim te rejave dhe te rinjve te Tiranes! Fitore! sb”, shkruan Berisha, duke publikuar videon origjinale dhe jo duke i bërë share faqes së LSI-së. Një gjest i çuditshëm reklama që i bën doktori partisë së Monika Kryemadhit. Por jo dhe aq.

Fakti më i rëndësishëm që duhet komentuar është se në radhët e opozitës shqiptare nuk ka një situatë të mirë uniteti.

Në kampin e famshëm të Jalës, ku LSI dërgon falas të rinjtë e partisë së vet me turne dhe ka ngritur një “kazermë” politike ku gatuhen veprimet e sezonit të ardhshëm, edhe pse ka pasur oratorë të shumtë që u janë drejtuar të rinjve, ka munguar Lulzim Basha, partneri kryesor i LSI-së në opozitën ndaj qeverisë së Edi Ramës.

Ftohja Basha-LSI duket se vazhdon prej disa muajsh, megjithatë kjo situatë nuk e ndalon dr.Berishën që të bëjë reklamë për partinë aleate por edhe rivale të PD-së në opozitë.

Cilat janë arsyet për këtë dhe a është ky një fenomen i ri?

Prej kohësh në fakt, qarqe të opozitës, siç është një media shumë pranë ish-kryeministrit Berisha, përveç janë mjaft të ashprë ndaj qeverisë, i ka dhënë mjaft hapësirë edhe aksioneve apo deklaratave të eksponentëve të LSI-së.

Ka një “kimi” të qartë mes Doktor dhe partisë së Monika Kryemadhit, ngjizje kjo që shikohet mjaft qartë në qëndrimin thuajse identik kundër ambasadorit Donald Lu, ambasadores Vllahutin, si dhe për vijimësinë e procesit të reformës në drejtësi e vettingut.

Ndërsa Lulzim Basha mban një qëndrim të dyzuar në këtë proces, Kryemadhi e Berisha janë të ashpër dhe e kundërshtojnë në tërësi atë që po ndodh në rrënimin e ngrehinës së vjetër të drejtësisë.

Publiciteti që Berisha i bën veprimit “guerrilas” të LRI-së në plazhin e Jalës, nuk duket se është gjë tjetër veçse mesazh me disa drejtime i tij në influencën padyshim të madhe që ka ende në politikën shqiptare.

Është mesazh i prerë e i qartë se ai përkrah vijën politike të LSI-së, pa ekuivok, e cila përkon me “revolucionin demokratik”, qoftë edhe me “armatosjen e shqiptarëve”.

Mesazhi tjetër i drejtohet siç duket Lulzim Bashës, për t’i bërë thirrje që të nisë edhe ai vijën që Kryemadhi ka ndërmarrë në brigjet e detit Jon, pra një përgatitje të madhe për “luftën e shtatorit”.

Një tjetër dimension i asaj që Berisha dërgon me publikimin e videos militare të LSI-së, është aleanca PD-LSI që siç duket tek ish-kryeministri ka mbështetësin më të fortë.

Mesazhi ndaj Bashës është i qartë e që duket se kërkon t’i thotë se ai do ta mbështesë pa kushte aksionin “revolucionar” të LSI-së edhe nëse PD-ja zyrtare nuk do ta bëjë këtë.

Jo më kot qarqe pranë Berishës folën për “kryengritje pa kthim në shtator”, duke e bërë fakt të kryer.

Dhe nuk duket e rastësishme që thirrja e Berishës vjen pikërisht pas deklaratës së Donald Lu-së dy ditë më parë, ku i kërkonte Lulzim Bashës që të bashkojë votat me mazhorancën për të zgjedhur Kryeprokurorin e ri, krerët e KLGJ-së e KLP-së.

Në politikë nuk ka rastësi: “revolucioni” në shtator bie fiks me procesin kur duhet të themelohen institucionet e larta të drejtësisë.

Dhe “revolucioni” natyrisht që synon t’i pengojë, ose të paktën t’i shtyjë…/tesheshi.com/

Related Posts

Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare
Kryesore

Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare

09/05/2025
Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike
Kryesore

Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike

09/05/2025
Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?
Kryesore

Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?

08/05/2025
Next Post
Burrë apo burracak? Ja pse e braktisi ringun ky boksier sapo ra gongu…

Burrë apo burracak? Ja pse e braktisi ringun ky boksier sapo ra gongu...

Papa, mesazh nga Irlanda: fshehja e abuzimeve, krim edhe më i neveritshëm

Papa, mesazh nga Irlanda: fshehja e abuzimeve, krim edhe më i neveritshëm

Emigrantët e sherrit Itali – BE, Shqipëria hyn në mes: 20 i marrim ne!

Emigrantët e sherrit Itali – BE, Shqipëria hyn në mes: 20 i marrim ne!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

09/05/2025
Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

09/05/2025
Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare

Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare

09/05/2025
Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike

Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike

09/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni