Partia Socialistë i ka kërkuar zyrtarisht kryeparlamentarit Ilir Meta të mbledhë byronë dhe të përjashtojë për 10 ditë deputetin Sali Berisha.
Nëpërmjet një kërkese drejtuar Byrosë, PS-ja kërkon që Berisha të përjashtohet për shkak të shkeljes së rregullores së Kuvendit.
Kërkesa është firmosur nga 12 deputetë të Partisë Socialiste.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ish-kryeministri Berisha i bëri thirrje qytetarëve që të armatosen.
/tesheshi.com/