Halit Valteri, ish-deputet demokrat i listës Basha, shkoi sërish në SPAK për të depozituar prova të reja në lidhje me kallëzimet e bëra prej tij ndaj ish-presidentit Ilir Meta, duke thënë se “shqiptarët do të shohin shumë shpejt një ish-president dhe një ish-kryeministër të arrestuar”.
Sipas tij, janë paraqitur prova për disa kontrata të firmosura nga vetë Ilir Meta me një kompani lobuese në SHBA, ku sipas tij janë paguar 1,2 milionë dollarë nga taksat e shqiptarëve për të bërë pagesa lobimi në SHBA.
“Janë prova që i kemi paraqitur edhe më parë në SPAK, kemi sjellë edhe të tjera dhe janë sqarime të bëra për pika të ndryshme në dosje. Për mendimin tim, SPAK nuk ka çfarë pret më, inkurajoj të bëjnë atë që presin të gjithë shqiptarët, arrestimin e Ilir Metës”, tha Valteri. /tesheshi.com/