Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Prishtina, kohë e rëndë për trashëgiminë: kjo është ish-shkolla e parë shqipe në kryeqytetin kosovar

by te Sheshi
10/10/2016
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 3 mins read
A A
Prishtina, kohë e rëndë për trashëgiminë: kjo është ish-shkolla e parë shqipe në kryeqytetin kosovar

Nga Shkëlzen Rrecaj

Prishtina e vjetër ka ngelur tashmë një nostalgji për shumëkën. Tani atë mund ta shohim vetëm në disa kafene që mbajnë foto nga lagjet e vjetra të këtij qyteti. Rrugicat e ngushta të mbushura me bërllokun e ndërtimeve të banesave shumëkatshe, disa dyqane dhe kafe të vjetra, murete rëna përtokë të atyre pak shtëpive  të vjetra përbëjnë panoramën e Prishtinëssë vjetër.

Një pjesë e Prishtinës së vjetër që gjendej në vendin ku tash janë institucionet e reja të shtetit u rrënua në vitet e pas Luftës së Dytë Botërore, nën parullën e atëhershme:“Rrënojmë të vjetrën, ndërtojmë të renë”.

Shumë nga monumentet e vjetra u rrënuan e në vend të tyre u ngritën objekte të reja, rrugët të shtruara me kalldrëm u zgjeruan e u bënë disa prej shesheve. Edhe ato pak monumente që kanë ngelur, të cilat i takojnë periudhës osmane,janëpa kujdesin e merituar.

Përveç atyre pak monumenteve që kanë hyrë në mbrojtje të përkohshme, shtëpitë qindravjeçare që shtrihen prej Teatrit Kombëtar e deri tek Muzeu Etnologjik dhe përreth, janë rrënuar ose kanë mbetur pa përkujdesje dhe në këtë mënyrë pjesa që përbën bërthamën e qytetit të vjetër, pothuajse është degraduar nga ndërtimet pa leje dhe pa shije.

shkolla-e-pare-shqipe-3

Një ndër monumentet e rralla që i ka shpëtuar komunizmit dhe luftës së fundit është shtëpia e Avdurrahman Pashës, një shqiptari nga Prishtina. Kjo shtëpi është ndërtuar në gjysmën e dytë të shek. XIX. Më 1880 shtëpia ishte djegur, por ishte rindërtuar prapë nga djemtë e këtij pashai të njohur.

Në vitin 1908 në këtë ndërtesë hapet gjimnazi (Idadije) që kishte rreth 250 nxënës shqiptarë. Ky gjimnaz është shkolla e parë shqipe në Prishtinë. Pas Luftës së Dytë Botërore kjo ndërtesë shërbeu si kazermë e ushtrisë së ish-Jugosllavisë.

Ndërtesa ka planimetri përafërsisht katrore, karakteristike për kohën në të cilën është ndërtuar, sepse shkëputet nga tiparet arkitektonike formësuese, ashtu dhe nga tipologjia arkitektonike funksionale e ndërtesave të kohës.

shkolla-e-pare-shqipe-4

Muret e ndërtesës janë të punuara nga gurët dhe tullat të veshura me suva, të cilat i ka degraduar koha. Konstruksioni meskatësh është i punuar nga druri dhe i mbushur me llaç balte. Nga gjurmët në fasadën verilindore dallohet se dritaret kanë pësuar ndryshime nga gjendja burimore. Në fasadën jugperëndimore janë ruajtur hapjet origjinale. Në fasadë ka gjurmë që tregojnë se dritaret janë përsëritur me ritëm të theksuar.

Ky monument gjendet në pjesën perëndimore të qendrës historike të Prishtinës.

Tesheshi.com kontaktoi me Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, duke u interesuar se çdo të bëhet me këtë monument.

Mimoza Dibrani, zyrtare për promovim tha: “Shkolla e parë shqipe në Prishtinë, është përgjegjësi dhe kompetencë Komunës së Prishtinës dhe MKRS-së. Ky objekt do të duhej të parashtrohej për intervenim emergjent apo ndërhyrje me karakter shpëtimi nga Komuna e Prishtinës apo nga Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Prishtinë.”

shkolla-e-pare-shqip2

Në lidhje me këtë, ne kontaktuam zyrën për marrëdhëniet me publikun pranëKomunës së Prishtinës. “Ndërtesa, e cila thuhet të ketë qenë shkolla e parë shqipe është pronë private dhe si e tillë nuk mund të trajtohet nga Komuna e Prishtinës. Është Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore – QRTK Prishtinë, institucion shtetëror, me kompetencë për të identifikuar dhe intervenuar në objektet në mbrojtje të trashëgimisë kulturore. Komuna do të mirëpres iniciativën e ridestinimit të objektit në Muze, vetëm atëherë nëse palët (pronari, QRTK, MRKS) gjejnë mirëkuptim për restaurim dhe ridestinim të objektit.” – ishte përgjigjja që morëm nga kjo zyrë.

Ndërkaq, nga Ministria e Kulturës nuk kemi marrë asnjë përgjigje për këtë monument të trashëgimisë.

Pjesa e vjetër e qytetit të Prishtinës është duke u zhdukur me shpejtësi marramendëse. Dikur këtij qyteti i hoqën lumin, tani edhe historinë, shtrohet pyetja se çfarë të ardhme mund ta ketë nesër?! /tesheshi.com/

Related Posts

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot
Analizë

10/05/2025
Vatikani si “mal me para”
Kryesore

Vatikani si “mal me para”

10/05/2025
Historiani britanik: Pse jemi ende në Luftën e Dytë Botërore…

Next Post
Putin, tjetër provokim ndaj Perëndimit: instalon raketa nën hundën e NATO-s

10 mënyra të zgjuara për të kursyer çdo ditë nga pak

Biznesmeni Neranxi sërish mes telashesh: thotë se është kërcënuar me jetë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

10/05/2025
Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

10/05/2025
Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni