Besohet se portokalli është me origjinë nga Azia, prej nga është përhapur nëpër botë, kurse në shekullin e 15 ka arritur edhe në Evropë. Ai është një nga frutat më kuruese në botë, dhe më të famshme janë varietet e saj të verdha dhe të kuqe.
Ato janë të pasura me vitaminën C, B1, B9 (acidi folik) dhe A, kalium, kalcium dhe fibra. Çdo ditë hani një portokall për të pajisur trupin tuaj me dozën e rekomanduar të vitaminës C, e cila është dëshmuar se parandalon probleme të shumta shëndetësore, që nga gripi dhe alergjia deri te sëmundjet serioze kardiovaskulare.
Portokalli përmban disa inhibitorë të kancerit – karotenoidë, terpene dhe flavonoide. Së bashku me llojet e tjera të agrumeve është një nga luftëtarët më të fuqishëm kundër kancerit. Ajo përmban më shumë si 58 agjentë të njohur anti-kancer, më shumë se çdo ushqim tjetër. Portokalli përmbajnë sasi të mëdha të antioksidantit të njohur glutathion, por ai humbet kur shtrydhet dhe për këtë arsye rekomandohet të hahet i tëri. Po ashtu janë burim i njohur i glukaratit, një tjetër përbërës i njohur për parandalimin e kancerit.
Si ta konsumoni portokallin?
Portokallin mund ta konsumoni në baza ditore, në shumë mënyra. Mund të pini një gotë me lëng portokalli ose të hani një portokall të freskët. Gjithashtu mund të përgatitni një sallatë frutash, ose si një meze të lehtë. Pos efektit të rëndësishëm në bukurinë dhe shëndetin e trupit, portokalli dhe frutat e tjera agrume si limoni dhe grejpfruti kanë efekt të fortë dhe të dobishëm në procesin e detoksikimit të trupit.
Konsumi i rregullt i portokallit do të zvogëlojë shanset e kancerit pankreatik dhe mbron kundër kancerit të stomakut dhe zorrës së trashë. Në lëngun e portokallit janë të përqendruara edhe vetitë e saj freskuese dhe antimikrobiale. Duhet ta pini në sasi të mëdha te gjendjet e gripit, temperaturë, dobësi e trupit, angina, dispepsi, sëmundjet e veshkave ose fshikëzës.
Portokalli i qëruar i vluar, i aplikuar në një shtresë të trashë mbi ekzemat purulente jep rezultate të shkëlqyera. Gjethet e portokallit, veçanërisht ato të portokallit të hidhur (bergamot), kanë efekt kundër ankthit, tendosjeve, nervozizmit, pagjumësisë dhe sëmundjet e lidhura me sistemin nervor qendror. Ato ndihmojnë te astma dhe alergjia, në uljen e temperaturës dhe stimulojnë djersitjen. Lëvozhga e portokallit është përdorur si një nxitës i sistemit nervor, si një mjet për stimulimin e tretjes, për uljen e temperaturave të larta dhe kundër parazitëve të zorrëve. /tesheshi.com/