Gazeta gjermane, “Süddeutsche Zeitung” e ka quajtur shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë si një “eksperiment shpërthyes”.
Përmes një analize të bërë nga tre politikanë gjerman, Peter Beyer (CDU), Josip Juratovic (SPD) dhe Maneul Sarrzin (Të Gjelbrit), deputetët e Bundestagut theksuan se të dy presidentët, ai i Kosovës, Thaçi dhe presidenti serb, Vuçiq kanë propozuar këmbimin e territoreve përgjatë vijës etnike për zgjidhur konfliktin mes dy vendeve.
“Ne e refuzojmë këtë propozim, sepse zonat e përcaktuara etnikisht janë vizion i rrezikshëm nacionalist me prapavi racore e që e kanë çuar njëherë rajonin në luftën më të përgjakshme të historisë evropiane të pasluftës”, thuhej në artikull.
Po ashtu, aty theksohet se kancelarja synon të pengojë ri-përcaktimin e kufijve në rajon.
Kurse mediumi “Die Welt” ka thënë se përmes konferencës së Berlinit, Merkel po e mbron trashëgiminë e saj në Ballkan. /tesheshi.com/