Presidenti Bujar Nishani dekoroi disa ish-luftëtarë të UÇK-së që luftuan dhe dhanë jetën për lirinë e Kosovës, një ditë para përvjetorit të shtatë të Pavarësisë së Kosovës.
Në një ceremoni që u mbajt në Pallatin e Brigadave, kreu i shtetit shqiptar u shpreh se populli i Kosovës ka bërë sakrifica të mëdha për të fituar lirinë dhe pavarësinë. Me këtë rast, u kujtua me nderim figura e shquar e Adem Jasharit. Në këtë ceremoni, përveç shumë figurave të njohura, ishte edhe kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, i cili ndodhej mes dy ish-aleatëve të ngushtë që qeverisën për disa vjet deri një muaj para zgjedhjeve të 23 qershorit. /tesheshi.com/