Turma mbështetësish demokratë në Kavajë përshëndetën prezencën në sheshin kryesor të qytetit të kreut të PD-së Basha, në dukje krejt rastësisht, por që është parë dhe si një tubim i planifikuar, i zhvilluar në cenim të masave COVID.
Për këtë arsye, Policia e Shtetit ka lëshuar një paralajmërim, duke e “falur” Bashën nga një ndëshkim me gjobë.
“Policia e Shtetit shpreh shqetësim për thyerjen flagrante të rregullave anticovid në grumbullimin e disa njerëzve nga ana e një subjekti politik.
Bëjmë thirrje për respektimin e këtyre rregullave nga të gjithë dhe shpresojmë në mirëkuptimin e të gjithëve.
Deri kur rregullat në fuqi do ta ndalojnë grumbullimi e mbi 10 personave, Policia e Shtetit është e detyruar të penalizojë shkelësit.
Por, njëkohësisht duke mos dashur në asnjë mënyrë të hapim shtigje për keqinterpretime, u kërkojmë subjekteve politike bashkëpunim dhe mirëkuptim. Në të kundërt penalizimet me gjobat përkatëse do të jenë të pashmangshme”, thuhet në deklaratën e Policisë. /tesheshi.com/