Jemi në prag të hapjes së sezonit turistik, ku festat, pija alkoolike dhe trafiku përqëndrohet në qytetet turistike siç është dhe Saranda.
Vapa i “deh” shoferët dhe numri i aksidenteve gjatë sezonit turistik është shqetësues.
Javët e fundit Policia Rrugore në Sarandë ka qenë më e pranishme duke kontrolluar xhamat e zinj nëpër makina, duke ngritur pika kontrolli në ato zona ku shoferët “e shkelin” gazin e makinës.
Strukturat e Policisë Rrugore kanë marrë masat për të parandaluar aksidentet rrugore dhe rritur parametrat e sigurisë në rrugë në prag të sezonit turistik.
“Duke analizuar situatën, nisur dhe nga fakti se jemi në fundjavë dhe fluksi i automjeteve në lëvizje drejt zonave bregdetare apo pikave turistike do jetë shumë herë më i madh, Policia e Shtetit nën moton “Ruaj jetën dhe kuletën duke respektuar Kodin Rrugor”, do të intensifikojë punën me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore”, shprehet Policia e Shtetit në postimin e tyre në Facebook. /tesheshi.com/