Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Po me Urën e Gurit ç`patën xhanëm? – dhe ja përgjigja që vjen prej ‘Shkupit -2014’

by te Sheshi
25/04/2015
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
Po me Urën  e Gurit ç`patën xhanëm? – dhe ja përgjigja që vjen prej ‘Shkupit -2014’

Nga Bekim Laci

“Por me urën ç`patën xhanëm?!” – është batuta e njohur e një filmi shqiptar. Dikush pra, një fshatar më konkretisht, qahet se përse gjermani ua shkatërroi një urë me të cilën ata kishin lidhur ekzistencën e tyre. Po e njëjta gjë mund të vlejë dhe për Urën e famshme të Gurit në Shkup; dhe pyetjes drejtuar qeverisjes Gruevski se me urën ç`patën, sigurisht që i gjendet një përgjigje…

11178489_10153777878088976_1015074664_n

Urat bashkojnë njerëzit, një karakteristikë që paraqet burim të pashtershëm frymëzimi për poetët. Për fatin tonë të keq, Ura e Gurit që është simboli identitar i Shkupit, sot është sinonim i ndarjes, sepse kur flitet për Shkupin, flitet për qytetin me dy fytyra: atë të njërës anë të urës të banuar me shqiptarë dhe anës tjetër të urës të banuar me maqedonas, e që ka  infrastrukturë shumë më të zhvilluar. Sidoqoftë, kjo mbetet për një rast  tjetër sepse, rrëfimi ynë i kushtohet urës së gurit, simbolit të qytetit.

Objekti daton që nga periudha e hershme mesjetare, ndërsa e ndërtoi perandori bizantin me perjardhje ilire, Justinjani, tregon historiani Skënder Asani, duke u bazuar në burime të ndryshme nga udhëprshkruesit mesjetarë. Duke zbuluar detaje nga libri i tij për Urën e Gurit, i cili do t’publikohet në qershor, ai thotë se në vitin 518 Shkupin e goditi një tërmet  shumë i fuqishëm me përmasa katastrofale i cili në tërësi shkatërroi qytetin. Ndër objektet e shkatërruara ishte edhe teatri romak, me guret ciklopik të të cilit u ndërtuan muret e Kalasë së Shkupit ndërsa një pjesë e gurëve u përdor për ndërtimin e Urës së Gurit:

“Edhe sot ju mund t`i shihni themelet e kësaj ure me gurët e mëdhenj ciklopik, ndërsa në periudhat tjera historike është mbindërtuar edhe me tulla qeramike.

Salih Hasim Beu,  në veprën e tij për Shkupin shkruan se Ura me qemere prej kargiri që gjendet sot mbi lumin Vardar e që  përshkron përbrenda qytetin e Shkupit, është ndërtuar nga ana e sulltan Muratit II. Mbishkrimi i mëposhtëm na mëson se ura në fjalë u restaurua më pas nga ana e sulltan Muratit të III-të” thotë Asani, sipas të cilit ata që panë restaurimin e kësaj ure e lavdëruan dhe thanë se u bë më e bukur se më parë, duke e fituar zemrën e popullit.

11118314_10153777880283976_1206225221_n

Data e restaurimit të urës në fjalë qe 987 hixhri (1579/1580) ndërsa karakteristikë kryesore ka Mihrabin, (vendi i imamit gjatë faljes), që sipas profesorit të filozofise se artit, Metin Izeti, paraqet karakteristikën identifikuese të urave të cilat janë bërë në këtë periudhë nga ana e Shtetit Osman: “Sfondi ideor i mihrabit në qendër të Urës është për të treguar bashkimin e kulturave të ndryshme që si metaforë paraqiten në urën me drejtimin vertikal të orientimit drejt Zotit. Rasti është i ngjashëm edhe në Urën Gejve-Ali Fuat Pasha në Sakarja , e ndërtuar nga ana e djalit të Fatihut Bajazidi i II në vitin 1495. Pra historikisht por edhe nga aspekti ideor i qytetërimit Islam, mihrabi është pjesë përbërëse e urave të periudhës osmane” thotë Metin Izeti.

Ramadan Ramadani, doktor i historisë për Trashëgiminë Kulturore Otomane, për portalin ‘tesheshi.com’, thotë se Mihrabi mbi urën e gurit nuk ka patur vetëm rol dekorativ, përkundrazi, deri në pamjen e perandorisë Osmane, ai ka qenë edhe funksional:

“Ura e Gurit ka patur një hapësirë të madhe përreth, dhe si e tillë , ka qenë e përshtatshme për t`u përdorur si “musal-lah” (vend hapësirë në të cilën muslimanët e falin Bajramin). Deri në fund të sundimit osman me Shkupin, mbi urën e gurit janë falur namazet e Bajramit, ndërsa në Shkup ka patur edhe një “musal-lah” tjetër në Çairin e sotëm, te tregu”, tregon Ramadan Ramadani.

11186307_10153777878698976_819139879_n

Ura e Gurit, gjithmonë ka reflektuar tendencat e pushteteve të ndryshme për të shfaqur triumfalizmin e tyre.Kështu, Sulltan Memedi V, kur vjen në Shkup në vitin 1911, parakalimin e bënë pikërisht mbi Urën e Gurit, ndërsa më vonë kur Shkupi pushtohet nga serbët, në hyrje të urës vendosen shtatoret e mbretërve Petri i Parë dhe Aleksandër Karagjorgjeviç. Sot, atje i gjen figurat nga e kaluara maqedonase.

Bashkëbiseduesit tanë kritikojnë politikat kulturore sllave të cilat nga fundi i shekullit të XIX dhe veçanërisht shekulli i XX kanë qenë të orientuara në zhbërjen e identitetit real të qyteteve të gjallëruara në periudhën osmane dhe në paradigmën e qytetërimit Islam.

11121798_10153777882903976_2057213247_n

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Shkupin, shprehet Metin Izeti, dukë vënë theksin te rrënimi që ju bë Mihrabit, gjatë restaurimit të urës së gurit në vitet e 90-ta. Pas reagimeve të shumta, i njëjti u rikthye në vend: “Krahas prishjes së xhamive dhe teqeve përreth Urës përpjekja e këtyre politikave ka synuar edhe zhbërjen e identitetit të Urës së Gurit në Shkup. Restaurimet e filluara në vitin 1998 me qëllim e kanë rrënuar mihrabin, që ka qenë elementi kryesor i zgjatjes emocionale dhe faktike të qytetërimit islam në këtë monument, dhe më pas e kanë paraqitur idenë se ajo ka qenë vendrojë me rrënjë nga periudhat e mëparshme edhe atë pa asnjë fakt  historike duke u bazuar vetëm në ëndërat e arkitektit Vasil Ilov”, thotë Metin Izeti, sipas të cilit ideja e vërtetë për rrënimin e mihrabit në urën e Gurit në Shkup u pa me projektin “Shkupi-2014” kur qendra e Shkupit, edhe pse shumë kiç dhe pa estetikë, u shndërrua në fotografi me sfond krejtësisht joislam me strategji për çrrënjosjen e autoktonisë së qytetit të Shkupit. /tesheshi.com/

Related Posts

Mungesa dramatike e punëtorëve në Gjermani: cili është profesioni më i kërkuar?
Sociale & Shoqëri

Mungesa dramatike e punëtorëve në Gjermani: cili është profesioni më i kërkuar?

11/05/2025
“Al Clasico” e politikës shqiptare: si është bilanci i përballjes PS-PD që nga 92-shi?
Kryesore

“Al Clasico” e politikës shqiptare: si është bilanci i përballjes PS-PD që nga 92-shi?

11/05/2025
Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot
Analizë

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

10/05/2025
Next Post
Rusia kërkon naftë në tokat shqiptare në Mal të Zi, përplaset me Gjukanoviçin

Rusia kërkon naftë në tokat shqiptare në Mal të Zi, përplaset me Gjukanoviçin

Fatos Klosi trondit politikën në Kosovë, shpërthen Isa Mustafa

Fatos Klosi trondit politikën në Kosovë, shpërthen Isa Mustafa

Krujë, pazari që nuk i do kinezërirat

Krujë, pazari që nuk i do kinezërirat

TË FUNDIT

  • Të fundit
Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

11/05/2025
Mungesa dramatike e punëtorëve në Gjermani: cili është profesioni më i kërkuar?

Mungesa dramatike e punëtorëve në Gjermani: cili është profesioni më i kërkuar?

11/05/2025
Dy muslimanë që shënonin bashkë, por “nuk ndiheshin” vëllezër

Dy muslimanë që shënonin bashkë, por “nuk ndiheshin” vëllezër

11/05/2025
Era paqe tregtare mes dy fuqive

Era paqe tregtare mes dy fuqive

11/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni