Mund të konsiderohet si tragjike kjo e shtynë për plazhet shqiptare, pasi 4 veta kanë humbur jetën të mbytur në det.
Fillimisht ishte një 14-vjeçar që humbi jetën duke u larë në afërsi të Ujit të Ftohtë në Vlorë, aty ku tashmë shtrihet Lungomare-ja e famshme. Viktima ishte nga ky qytet.
Dhe më pas, jo shumë lag plazheve të Vlorës, në Zvërnec, u nxorrën nga deti dhe 3 viktima të tjera. Bëhet fjalë për dy vajza, nga Vlora, kushërira me njëra-tjetrën dhe një djalë nga Maqedonia. Ky i fundit ka humbur jetën duke u përpjekur të shpëtojë vajzat.
Shkak i të katër mbytjeve konsiderohet të ketë qenë deti i trazuar.
Si çdo viti, plazhet shqiptare rregjistrojnë viktima që jua merr jetën deti, më së shumti nga Kosova dhe Maqedonia. /tesheshi.com/