Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Plazhet magjike: e kundërta e Shqipërisë tej Jon-Adriatikut

Aty ku jo vetëm nuk ka shezlongë e batërdi muzikore, por dhe….

by te Sheshi
03/06/2023
in Kryesore, Turizëm & Udhëtime
Reading Time: 3 mins read
A A
Plazhet magjike: e kundërta e Shqipërisë tej Jon-Adriatikut

Autoritetet italiane po marrin masa të jashtëzakonshme këtë vit për të mbrojtur plazhet e tyre të virgjëra nga turmat e turistëve që duan të  shijojnë ujërat e thella blu të vendit fqinj tej Adriatikut e Jonit.

Ndryshe nga Shqipëria, atje i tremben masivitetit. Te ne, qeveria është e urritur për masivitet, deri dhe krenare, përfshirë dhe ato plazhe që nuk u shkon masiviteti dhe që mund t’i dëmtojë ato.

Fjala është për plazhe në Siçili dhe Sardenjë, të rrezikuar më e pakta të shndërrohen në një vendgrumbullim mbeturinash nga dyndjet e shumta.

Për këtë arsye, siç raporton CNN, autoritetet lokale po marrin masa shtesë për të ruajtur mjedisin natyror, duke vendosur kufizime të rrepta ditore për vizitorët që synojnë ato.

Në Baunei, një fshat i vogël në një zonë të largët të Sardenjës lindore, tashmë është vendosur një kufi për numrin ditor të vizitorëve nga vitet e mëparshme, ndaj dhe këtë vit kufizimet në numrin e plazhistëve do të bëhen edhe më të rrepta.

“Zona jonë është kryesisht shkëmbinj të lartë me shkëmbinj të ashpër, ku jetojnë dele dhe skifterë, ku ka pra dhe disa plazhe, kështu që të gjithë grumbullohen atje, duke krijuar mbipopullim,” tha për CNN Stefano Monni, kryebashkiak i Bauneit.

“Ne nuk mund të mbështesim më mijëra njerëz që bëjnë plazh të përditshëm, të gjithë të grumbulluar në një vend si në të kaluarën. Kjo është e papranueshme,” shtoi ai.

Siç raportohet nga rrjeti amerikan, gjithsej katër plazhe janë prekur nga masat e reja në Sardenjë: Cala dei Gabbiani dhe Cala Biriala, të cilat tani kanë një kufi ditor prej 300 vizitorësh, ndërsa Cala Goloritze ka një kufi prej 250 vizitorësh në ditë dhe Cala Mariolu, më i madhi nga plazhet, ka një kufi ditor prej 700 personash.

Sa për vizitorët në plazhin Cala Goloritze, i cili është i aksesueshëm vetëm në këmbë ose me varkë, atyre do t’u kërkohet të paguajnë një tarifë hyrje prej gjashtë eurosh.

Për më tepër, plazhet duhet të rezervohen paraprakisht në të gjitha këto vende përmes një aplikacioni të quajtur “Cuore di Sardegna” (“Zemra e Sardenjës”) të paktën 72 orë përpara mbërritjes aty.

Bileta e hyrjes në plazhin Cala Goloritze, komenton rrjeti amerikan, mund të paguhet ose elektronikisht ose me para në dorë në hyrje të gjirit.

Kjo tarifë do të ndihmojë në financimin e mbikëqyrjes, parkimit dhe mirëmbajtjes së shtigjeve dhe tualeteve të plazhit, sipas autoriteteve lokale.

Plazhi La Peloza i Sardenjës, i quajtur sipas bimëve që dalin nga dunat e buta të rërës, është një nga plazhet më të bukura dhe më të ngarkuara në Itali.

“Kemi kufizuar turistët në këtë plazh në 1500 në ditë me një biletë prej 3.50 euro, ku rezervimet dhe pagesat mund të bëhen në një faqe interneti të autorizuar”, thotë kryetarja e zonës Stintino në Sardenjë, Rita Limbania Vallebella.

“Kjo për shkak se habitati natyror është shkatërruar si pasojë e erozionit të rërës. Nuk mund të duroj të shoh turistë që hedhin mbeturina në dunat e rërës, gjë që nuk do ta bënin kurrë në vendin e tyre”, shtoi ajo.

Në Siçili, me ujërat e tij blu të thellë, plazhi Isola dei Conigli është votuar vazhdimisht nga udhëtarët si një nga plazhet më të mira në botë, kështu që nuk është çudi që turma të mëdha të dynden aty çdo vit.

Sipas këshilltarit lokal Toto Martello, më shumë se 1,500 njerëz vizituan plazhin, një vend foleje për breshkat me kokë, çdo ditë përpara se të futej një kufizim, së bashku me një biletë hyrje prej dy euro, që paguhet në vend.

“Ky numër tani është përgjysmuar, në vetëm 350 persona në mëngjes dhe 350 të tjerë pasdite,” thotë Martello. “Rezervimet bëhen online nëpërmjet një faqeje interneti të autorizuar vendase.”

Shezlonget dhe dyshekët e plazhit janë ende të ndaluara dhe zhurma duhet të mbahet në minimum. /tesheshi.com/

Related Posts

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot
Analizë

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

10/05/2025
Vatikani si “mal me para”
Kryesore

Vatikani si “mal me para”

10/05/2025
Historiani britanik: Pse jemi ende në Luftën e Dytë Botërore…
Analizë

Historiani britanik: Pse jemi ende në Luftën e Dytë Botërore…

10/05/2025
Next Post
Pendarovski: NATO, garanci për rajonin!

Pendarovski: NATO, garanci për rajonin!

“Masakër” hekurudhore në Indi

“Masakër” hekurudhore në Indi

Ç’ndodh aktualisht në veri dhe zhvillimet në diplomaci

Ç’ndodh aktualisht në veri dhe zhvillimet në diplomaci

TË FUNDIT

  • Të fundit
Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

10/05/2025
Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

10/05/2025
Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

10/05/2025
Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

10/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni