Dalja e peshkut nga uji dhe kërcimi dy metra mbi ujë për të kapur një zog, mund të tingëllojë si përrallë, por në fakt një gjë e tillë ka ndodhur vërtetë.
Ekipi i BBC teksa po incizonte një dokumentar për historinë e “planetit të kaltër”, ka arritur ta filmojë një moment interesant që është shumë i rrallë.
Fotografët dhe kameramanët e BBC-së po filmonin ujin, kur rastësisht kapën një peshk duke dalë nga uji për të kapur një zog që ishte shumë afër ujit.
Ai pasi doli nga uji, kërceu mbi dy metra për ta futur në gojën gjigante zogun që ishte ulur në sipërfaqe.
Për peshqit gjigant ky veprim është i zakonshëm, por jo edhe për fotografët që rrallë herë kanë rastin ta dokumentojnë një gjë të tillë, për faktin se kësi lloj peshqish qëndrojnë thellë nëpër oqeane.
Dokumentari “planeti i kaltër” shfaq pamje të mrekullueshme të gjallesave që jetojnë nën ujë, shumicën prej të cilave kemi mundur t’i shohim vetëm në filma apo të lexojmë në internet./tesheshi.com/