Berisha bëri homazhe edhe të buzëqeshura te memoriali i të ndjerit Azem Hajdari, në përvjetorin e radhës së vdekjes së tij.
Edhe pse ndaj vetë atij ka dritëhije mbi motivet e asaj vrasjeje të ndodhur në 98-ën, pasi vetë marrëdhënia e tyre ishte dhe me përplasje të mëdha, Berisha e “thirri në ndihmë” në funksion të opozitës që po bën në kushte “non grata” nga SHBA, duke ia faturuar ekzekutimin “bijve të etërve”, siç thotë për pushtetin e sotëm.
“Vepra e Hajdarit është një frymëzim i madh për shqiptarët, për t’u ngritur fuqishëm mbi protesta dhe demonstrata”, tha Berisha. /tesheshi.com/