Ursula Von der Leyen, në një fjalim publik të shtunën mbrëma, konfirmoi se Bashkimi Evropian, SHBA, Kanadaja dhe Mbretëria e Bashkuar kanë rënë dakord të përjashtojnë bankat ruse nga sistemi Swift.
“Në këtë mënyrë, ne do t’i pengojmë ata të bëjnë biznes në mbarë botën dhe të bllokojmë importet dhe eksportet ruse”, tha kreu i Komisionit Evropian.
Megjithatë, kjo nuk është e gjitha. Bashkimi Evropian do të ngrijë të gjitha asetet dhe transaksionet e Bankës Qendrore Ruse në BE dhe do të ndalojë oligarkët rusë të përdorin asetet financiare në tregjet evropiane.
“Putini ka nisur një rrugë që synon të shkatërrojë Ukrainën. Por ai nuk e kupton se po shkatërron të ardhmen e vendit të tij,” tha Ursula Von der Leyen. /tesheshi.com/