Fara e lirit mund të përdoret si “snack”, varësisht nga përzgjedhja e shijes, ose të kripura ose të ëmbla.
Fara e lirit është një shtojcë e këndshme në kos, smoothie, drithëra, sallata etj.
Mund të përdoret edhe në ëmbëltore si shtesë në biskota, ëmbëlsira dhe akullore.
Fara e lirit nuk ka efekt të dëmshëm në shëndetin e njeriut, nëse përdoret në sasi të vogël. Megjithatë, nëse konsumohet në masë të madhe mund të shkaktojë dhimbje në stomak, diarre dhe fryrje barku. Konsumi i farave të papërpunuara nuk këshillohet për shkak të rrezikut të mundshëm për toksicitet cianogjen-glikozid. /tesheshi.com/