Një nga metodat më të mira për të ndotur sa më pak planetin tonë dhe për të ricikluar, me siguri është përdorimi disa herë i të njëjtës qese për blerjet që bëjmë. Ky veprim i vogël, i shumëfishuar tek njerëzit që ditët e sotme blejnë në mënyrë të vazhdueshme, mund të ndikojë ndjeshëm në zhvillimin e planetit.
E megjithatë, sado që të mundohemi, me siguri që askush nuk do të arrijë në nivelin e Martin Mçaskie, i cili që prej vitit 1981 përdor të njëjtën qese sa herë që shkon të bëjë pazar.
Ai nuk i kishte kushtuar asnjëherë rëndësi kësaj pjese, e madje familja e tij nuk e kishte vënë re këtë detaj. Fakti i përdorimit për një kohë kaq të gjatë të qeses është vënë re pak kohë më parë, kur e bija kishte shkuar në supermarket bashkë me Martin dhe kishte vënë re qesen e shumë kohëve më parë.
Ajo fotografoi të atin dhe fotografinë e postoi në Facebook, prej ku historia u bë gjerësisht virale. “Gjithmonë kam si qëllim të kursej. Nuk i dihet kurrë se sa mund të të shërbejë një qese, ndaj e kam mbajtur me vete për 34 vite”,- deklaron Martin./tesheshi.com/