Në universitetin e Galladaudet, Projekti DeafSpace po riprojekton ndërtesat duke u bazuar në mënyrën si e perceptojnë dhe si ndërveprojnë me botën njerëzit që nuk dëgjojnë. Janë konceptuar 150 modele të ndryshme që nga korridoret e gjera që lehtësojnë kalimin e deri te ashensorët e tejdukshëm që lejojnë një rreze shikimi më të madhe.
Projekti synon të ndërtojë hapësira të reja në përputhje me eksperiencën e njerëzve që nuk dëgjojnë, duke krijuar zona ku këta njerëz mund të komunikojmë rehat e ku mund të vihet në dukje një kulturë që është margjinalizuar prej kohësh.
Orientimi hapësinor dhe ndërgjegjësimi për aktivitetet në mjedisin që na rrethon është thelbësore për të ruajtur ndjenjën e mirëqenies. Njerëzit shurdhmemecë i “lexojnë” aktivitetet përreth tyre, të cilat mund të mos jenë të dukshme menjëherë për njerëzit që dëgjojnë, me anë të një ndjeshmërie akute të shenjave vizuale apo prekjes, siç është lëvizja e hijeve, dridhjet, apo edhe leximi i ndryshimeve të vogla të shprehjes, apo vendndodhjen e të tjerëve përreth tyre.
Shumë aspekte të mjedisit të ndërtuar mund të projektohen për të lehtësuar “ndërgjegjen” hapësinore në “360 gradë” dhe për të lehtësuar orientimin dhe gjetjen e rrugës. /tesheshi.com/