Gjithmonë është problem veshja. Çfarë të veshim kur jemi të ftuar në një eveniment, çfarë të veshim kur ikim për të bërë Pazar, çfarë të veshim kur duam të pimë një kafe? Po në punë?
Mirë veshjen edhe mund ta gjejmë, po këpucët e përshtatshme cilat janë? Një palë kambale, këpucë me qafa, çizme, atlete, çfarë modeli dhe materiali? Këto janë probleme që nuk i kanë vetëm femrat por edhe meshkujt në ditët e sotme, pasi për ta puna vështirësohet edhe më shumë.
Në galerinë e mëposhtme po ju prezantojmë me disa lloj atletesh, të cilat mund t’i vishni pa problem, edhe në zyrë dhe që gjithsesi do t’i përmbaheni kodit të veshjes./tesheshi.com/