Disa orë pas bombardimit të tmerrshëm të një spitali në Gaza, me pasojë mbi 500 të vdekur, Izraeli, famëkeq dhe për gënjeshtra e mashtrime, të cilat i pranon si armë lufte, hodhi tezën e një rakete të Hamasit, rënë mbi spital, tezë të cilën e morri për të mirëqenë Biden, si dhe mediat e rreshtuara krah Izraelit.
Por orë më pas, si në rastin e fake news-it me koka të prera foshnjash nga Hamasi, doli e vërteta e një mashtrimi të frikshëm.
Është Newschecker që bëri një kërkim për imazhët e paraqitura nga Izraeli si provë, një bisedë e pretenduar mes dy ushtarakëve të Hamasi, e cila rezultoi e datës 7 gusht 2022.
Dhe vërtet është fjala për një raketë palestineze të lëshuar keq, e cila kishte goditur një shtëpi po palestineze.
Pra, qartazi është një mashtrim, një fake neës i ndyrë izraelit, siç është në traditën e tyre dhe të gjithë atyre që bëjnë krime genocidale.
Tashmë duhet të jetë sqaruar dhe Edi Rama mbi të vërtetën e bombardimit në Gaza, pasi në statusin e tij mbi rastin e spitalit ishte ndjerë i tronditur nga pohimi i Netanyahut. Tashmë ka rastin të tregojë se sa parimor është në atë që thotë, meqë bënte thirrje për të vërtetën e rastit dhe dënimin e autorëve. /tesheshi.com/