Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

    Video tronditëse: fëmijët luajnë futboll, bombardime pas tyre

    Video tronditëse: fëmijët luajnë futboll, bombardime pas tyre

    Pse India e sulmoi Pakistanin?

    Pse India e sulmoi Pakistanin?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Pengjet dhe rezistenca: historia e gjatë e shkëmbimit të të burgosurve palestinezë

Ajo që reflekton konfliktin e gjatë mbi pushtimin, kontrollin dhe identitetin kombëtar

by te Sheshi
16/02/2025
in Kryesore, Reportazhe, Të tjera
Reading Time: 6 mins read
A A
Pengjet dhe rezistenca: historia e gjatë e shkëmbimit të të burgosurve palestinezë
51
SHARES

Ahmet Yusuf Ozdemir*

Një histori e shkëmbimeve

Pas 471 ditësh brutaliteti në Gaza, Izraeli u detyrua të binte dakord për një tërheqje nga enklava, ku shkëmbimi i pengjeve ishte një komponent kyç i marrëveshjes.

Në fazën e parë të marrëveshjes së armëpushimit, Izraeli planifikon të lirojë 1,977 të burgosur palestinezë, duke përfshirë 290 që vuajnë dënimin e përjetshëm, në këmbim të 33 pengjeve të mbajtura në Gaza. Burgjet dhe të burgosurit janë një pjesë integrale e rezistencës palestineze, ku grevat e urisë dhe përpjekjet për arratisje kanë shërbyer si simbole të kundërshtimit. Burgosja e aktivistëve palestinezë ka lënë një gjurmë të qëndrueshme në kujtesën kolektive të Palestinës.

Duke përjetuar 76 vjet kolonializëm nga kolonët izraelitë, palestinezët – pronarë të ligjshëm të tokës – janë detyruar ta strukturojnë rezistencën e tyre si një luftë të vazhdueshme dhe jo si një ngjarje të vetme. Në përgjigje të vdekjes dhe shkatërrimit të shkaktuar nga Izraeli, ata kanë zhvilluar një formë këmbënguljeje të njohur si Sumud (arabisht: qëndresë).

Izraeli përpiqet të ketë nën kontroll çdo aspekt të jetës palestineze. Shembujt përfshijnë pikat e kontrollit të vendosura brenda Bregut Perëndimor të pushtuar, të cilat pengojnë lëvizjen e lirë të palestinezëve, muret ndarëse që fragmentojnë komunitetet dhe bllokadën e Gazës nga toka, deti dhe ajri.

Ky kontroll shtrihet edhe përtej jetës, pasi Izraeli shpesh refuzon të dorëzojë trupat e palestinezëve që vdesin në burgje.

Rasti i Walid Daqqa-s shërben si një shembull i gjallë i këtij trajtimi abuziv. I dënuar me 36 vjet burg në vitin 1987 në moshën 24-vjeçare nga një gjykatë izraelite, një shtetas palestinez i Izraelit, Daqqa, do të lirohej në vitin 2023. Por Izraeli ia zgjati dënimin me dy vjet të tjera, të cilat do të përfundonin në 2025. Daqaa vdiq më 7 prill 2024, por megjithatë, zyrtarët izraelitë do të mbanin trupin e tij deri më 20 mars 2025 “për të përfunduar dënimmin”.

Pavarësisht nga një protestë nga grupet e të drejtave të njeriut, autoritetet izraelite më vonë deklaruan se trupi i Daqqa-s do të mbahej si mjet pazaresh. “Komanda ushtarake ka autoritetin të urdhërojë mbajtjen e trupave të terroristëve për negociata, duke përfshirë trupat e terroristëve që janë shtetas të Izraelit”, tha gjykata në një vendim.

Rezistenca dhe sfida e të burgosurve

Në përgjigje të këtij trajtimi të ashpër, rezistenca palestineze përdor metoda të ndryshme për të theksuar qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë e tyre për të mbijetuar pavarësisht përpjekjeve të pushtimit. Më të zakonshmet prej tyre janë grevat e urisë. Një nga figurat më të dukshme të lidhura me këtë formë proteste në vitet e fundit ishte ajo e liderit të rezistencës Khader Adnan, i cili vdiq pas një greve urie 87-ditore duke protestuar për ndalimin e tij të paligjshëm pa gjyq.

Një akt tjetër kundërshtimi ka qenë kontrabanda e spermës nga burgjet izraelite. Shumë palestinezë, veçanërisht ata që janë dënuar me burgim të përjetshëm dhe ata me dënime të larta, kanë nxjerrë kontrabandë spermë nga burgjet izraelite për të pasur fëmijë, duke siguruar që trashëgimia e tyre të vazhdojë pavarësisht nga izolimi i tyre. Deri në maj të vitit 2023, 76 fëmijë palestinezë kanë lindur me këtë metodë, duke përfshirë fëmijën e Walid Daqqa, të përmendur më lart.

Shoqëria civile dhe organizatat për të drejtat e njeriut, si Addameer (arabisht: ndërgjegje) dhe Klubi i të Burgosurve Palestinez, janë krijuar për të dokumentuar dhe sfiduar trajtimin e të burgosurve palestinezë. Pavarësisht përpjekjeve të tyre, lëvizjet e rezistencës së armatosur palestineze shumë shpejt kuptuan se lirimi i qytetarëve të tyre mund të realizohej vetëm përmes krijimit të një skenari tjetër.

Marrëveshjet e mëparshme

Marrëveshjet për shkëmbimin e të burgosurve kanë qenë një nga metodat më të shpeshta dhe më efektive gjatë konfliktit mes Palestinës dhe Izraelit. Që nga viti 1968, janë realizuar më shumë se dhjetë marrëveshje të tilla. Një nga shkëmbimet e hershme më simbolike ishte lirimi i Mahmud Bakr Hijazi, një anëtar i Lëvizjes Nacional Çlirimtare Palestineze, i cili ishte kapur nga Izraeli në vitin 1965. Hijazi fitoi lirinë pasi lëvizja Fatah e shkëmbeu atë me një ushtar izraelit. Për nder të lirimit të tij, Këshilli Kombëtar Palestinez shpalli 17 prillin si “Dita e të Burgosurve Palestinez”, e cila është shënuar që atëherë si një ditë kombëtare për të nderuar lirinë e të burgosurve dhe për të mbrojtur të drejtat e tyre.

Shkëmbimi më i madh i të burgosurve ndodhi në vitin 1987, kur pushtuesi izraelit liroi 4,700 palestinezë në këmbim të gjashtë ushtarëve izraelitë të kapur në Liban nga Fatahu. Një tjetër shkëmbim i njohur në historinë e kohëve të fundit ishte ai i njohur si Wafa al-Ahrar (Besnik ndaj të Lirit), i ndodhur në vitin 2011, kur Izraeli liroi 1,027 të burgosur palestinezë në këmbim të ushtarit izraelit Gilad Shalit, i cili ishte mbajtur në Gaza për pesë vjet.

Ndër të liruarit ishte Jahja Sinwar, i cili pas 23 vitesh burg, shkroi një roman për përvojën e tij personale të titulluar “Gjembi dhe Karafili”. Ai do të bëhej më vonë kreu i byrosë politike të Hamasit në Gaza në vitin 2017. Sinwar, i njohur shpesh si “inxhinieri i përmbytjes së Al-Aksa”, luajti një rol kyç në orkestrimin e operacioneve të rezistencës. Ai u vra nga forcat izraelite në Gaza më 16 tetor 2024.

Roli i shkëmbimit të të burgosurve

Gjatë sulmit të Izraelit në Gaza në vitin 2014, Hamasi pretendoi se mbante eshtrat e dy ushtarëve izraelitë, Oron Shaul dhe Hadar Goldin, si dhe dy shtetasve izraelitë etiopiano-izraelitë Avera Mengistu dhe beduin arabo-izraelit Hisham al-Sayed, të cilët kaluan kufirin për në enklavë. Hamasi donte t’i përdorte këta robër në shkëmbimin e të burgosurve, por në këtë rast, qeveria izraelite nuk iu përgjigj këtyre kërkesave.

Abu Ubaydah, zëdhënës i Brigadave Izz ad-Din al-Qassam, krahu i armatosur i Lëvizjes së Rezistencës Islamike (Hamas), lëshoi video-mesazhe në vitin 2015 dhe 2016, në Ditën e të Burgosurve Palestinez, duke i kujtuar audiencës së tij për rëndësinë e palestinezëve të mbajtur robër nga Izraeli, duke u siguruar atyre mbështetje të vazhdueshme.

Në vitin 2017, rreth 1,500 të burgosur politikë palestinezë, të ndaluar nga Izraeli, hynë në grevë urie. Kërkesat e tyre kryesore përfshinin më shumë vizita familjare, përmirësimin e kushteve të burgut me kujdes më të mirë mjekësor dhe heqjen e izolimit dhe ndalimit administrativ – burgim pa akuzë ose gjyq. Al-Qassam vazhdoi të paralajmëronte shtetin izraelit duke ofruar shkëmbimin e izraelitëve në paraburgimin e tyre, pa dobi.

Kushtet e palestinezëve në burgjet izraelite fituan vëmendjen ndërkombëtare pas operacionit të tunelit të Lirisë në vitin 2021, kur gjashtë të burgosur palestinezë gërmuan një tunel arratisjeje me mjete rudimentare. Megjithatë, brenda dy ditësh ata u kapën të gjithë.

Në përgjigje, Abu Ubaydah mbajti një fjalim ku theksoi se “heronjtë e tunelit të Lirisë do të dalin me kokën lart dhe udhëheqja e Qassam ka vendosur që një marrëveshje e ardhshme shkëmbimi nuk do të bëhet nëse këta heronj nuk lirohen”.

Në përputhje me fjalën e tij, marrëveshja Toufan al-Ahrar (Përmbytja e të Lirëve) që erdhi pas Operacionit të Përmbytjes në al-Aksa që filloi më 7 tetor 2023, përfshinte me të vërtetë tre nga gjashtë shkelës të burgut të Gilboas.

Uniteti në rezistencë

Pavarësisht dallimeve ideologjike midis disa fraksioneve palestineze – duke filluar nga grupet marksiste-leniniste, te nacionalistët laikë arabë dhe lëvizjet islamike – shkëmbimet e të burgosurve kanë demonstruar unitet në luftën më të gjerë të rezistencës. Kultura e qëndrueshmërisë është e dukshme në angazhimin e tyre për të siguruar që asnjë anëtar të mos mbetet prapa në burgjet izraelite.

*Ahmet Yusuf Ozdemir është Asistent Profesor i Departamentit të Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Ibn Haldun.

Tags: Lajme nga Gaza

Related Posts

Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?
Kryesore

Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?

08/05/2025
“Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje
Kryesore

“Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

08/05/2025
Ulja e parë e një avioni në areoportin e ri të Vlorës, por ç’bëhet me Kukësin, ku firoi Air Albania?
Ekonomi

Ulja e parë e një avioni në areoportin e ri të Vlorës, por ç’bëhet me Kukësin, ku firoi Air Albania?

08/05/2025
Next Post
SHBA, dokument çdo shteti anëtar të BE-së: Gjashtë pyetje, njëra është e veçantë

SHBA, dokument çdo shteti anëtar të BE-së: Gjashtë pyetje, njëra është e veçantë

Palestinezët që s’mund të vijnë në Shqipëri edhe po të dojë Rama

Palestinezët që s’mund të vijnë në Shqipëri edhe po të dojë Rama

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Një anë e errët e Papës së ri

Një anë e errët e Papës së ri

09/05/2025
BE, zyrtarisht pro Gazës e kundër Izraelit

BE, zyrtarisht pro Gazës e kundër Izraelit

09/05/2025
Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

09/05/2025
Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?

Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?

08/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni