Shtetasit shqiptarë dhe kosovarë që jetojnë në Suedi, mund të marrin informacion në faqen e parlamentit suedez edhe në gjuhën shqipe. Ndryshe nga të gjitha vendet e tjera të Evropës Suedia ka futur edhe gjuhën shqipe mes 23 gjuhëve të tjerë, me anë të të cilave informon shtetasit e huaj që jetojnë në Suedi në lidhje me vendimet që ky parlament merr. Nëse do të klikoni në faqen http:/www.riksdagen.se/ dhe do të shkoni tek ikona e gjuhëve të huaja klikoni mbi gjuhën shqipe dhe faqja kthehet e gjitha në shqip dhe ju mund të lexoni informacionet që doni.