Kreu i SPAK-ut Arben Kraja lëshoi paralajmërimin e radhës për arrestime të tjera të pritshme në nivele të larta pushteti.
Rastin e “Shpirtit”, rrjetit të drogës me prokurorë e oficerë policie të arrestuar, apo valën e arrestimeve në Bashkinë e Lushnjes, ai i konsideron si vetëm fillimi.
“Në vijimësi do kemi punë për të bërë. Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është përparësi e jona.
Ato që ndodhën këto ditë të fundit nuk janë fundi, por fillimi i një produkti që ka kohë që ne punojmë për të dhe ne do vijojmë me të njëjtin ritëm dhe përparësi”, tha Kraja në konferencën “Forcimi i drejtësisë penale nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë të institucioneve të drejtësisë”. /tesheshi.com/