Shumë drejtues automjetesh në një autostradë në Atlanta të SHBA u ballafaquan me “para nga qielli”, gjë që i detyroi të ndalonin për të mbushur xhepat.
Me qindra kartmonedha dollari u shfaqën në asfalt, duke i bërë të ndiheshin si në ëndërr.
Ka qenë në fakt rrjedhje nga një makinë e blinduar për transportin e tyre, gjë e shndërroi autostradën në një “bankë pa zot”, ku çdokush mund të përfitonte një shuk dollarësh, mjaft që të mos ja ndjente në ndërgjegje.
Sigurisht, këtë të fundit kërkuan drejtuesit e money-blindit, duke shpresuar se do mund t’i mblidhin 175 mijë dollarët e hapërdara nga pakujdesia në transport.
“Pashë diçka që dukej si një re gjethesh, por ishin para. Nuk mund t’u besoja syve. Nuk dua të gënjej: gjëja e parë që bëra ishte ndalimi dhe mbledhja e sa më shumë parave. Edhe të tjerë bënë të njëjtën gjë”, tha një shofer i cili më vonë ktheu në polici pak më shumë se 2.000 dollarë. /tesheshi.com/
https://youtu.be/dqa9EO51mxA