Një repist i famshëm amerikan ka dhënë shpirt në skenë, duke kënduar, duke iu fikur kënga dhe jeta.
Big Pokey, emri i vërtetë i të cilit ishte Milton Powell, u shua teksa po performonte para turmës gjatë në një klub në Teksas.
Në një moment fansat e panë të rrëzohej mbrapsht, shkruan BBC.
Disa prej të pranishmëve kanë nxituar për t’i dhënë ndihmën e parë reperit 48-vjeçar, para se ai të dërgohej në spital, ku ndërroi jetë pak orë më vonë.
“Ai ishte shumë i dashur nga familja, miqtë dhe fansat besnikë”, tha menaxheri i tij në një deklaratë për mediat. /tesheshi.com/