Kaos i plotë në Kuvendin e Serbisë pasoi në pjesën e pasdites të debatit, kur deputetët e opozitës, kryesisht Dveri dhe Zavetnik, u drejtuan drejt presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Fillimisht kanë thirrur “tradhti, tradhti”, “Kosova është zemra e Serbisë”, e më pas kanë shkuar në vendin ku ai ishte ulur.
Në të njëjtën kohë, anëtarët e qeverisë janë ngritur dhe janë drejtuar drejt tryezës së kryetarit. Në këtë tension, i cili ka zgjatur rreth 15 minuta, në sallë ka hyrë edhe sigurimi i parlamentit.
https://twitter.com/i/status/1621130192675827712
“Për mua Kushtetuta e Serbisë është Shkrim i Shenjtë, e di se çfarë duhet të bëj. Mes Vuçiçit në pushtet dhe Serbisë, unë do të zgjedh Serbinë”, tha presidenti Vuçiç nga foltorja e Kuvendit, ku foli për planin franko-gjerman për normalizimin e raporteve mes Serbisë dhe Kosovës.
Ai prezantoi në 10 pika shtyllën e politikës së ardhshme dhe përkujtoi se për Serbinë do të luftojë edhe sot si vitet e kaluara. /tesheshi.com/